Important Announcement

We are seeking translators to assist in translations from English into the following languages; German, Spanish, Russian, Polish, Dutch, Albanian, Swahili, Azerbaijani, Bosnian, and Indonesian. Please send your resume as well and contact details to guner@ahmedhulusi.org

 

LEXIMI SISTEMIT

Në kapitullin paraprak ne u përpoqëm t’ua shpjegojmë domethënjen e fjalës <<lexim>>. Tash ne do të përpiqemitë sjellim qartësi mbi SISTEMIN që duhet t’a LEXOJMË....

Ne këtu jemi mbi tokë me cilësi të ndryshme që dallojnë nga individi në individ, ndaj edhe zgjidhja i shpëton kontrollit tonë dhe dëshirave tona.

Ne nuk kemi zgjedhur as vendlindjen tonë, as racën, as familjet tona, as prindërit tonë, hiq më shumë se gjininë tonë. Jemi angazhuar në një garë, që pa dyshim, ka filluar në mëyrë të pabarabartë.

Në kundërshtim me të kaluarën tonë të pandryshueshme dhe prejardhjen tonë, ne ndodhemi përball një të ardhme, rrjedhën e së cilës mendojmë t’a ndrojmë sipas qejfit tonë. 

Në SISTEMIN që e krijoi ALLAHU dhe që ne zakonisht e quajmë <<natyra>>, nuk ka vend për ndjenja...

Pasi që luani t’a ketë rrëmbyer një gazelë ose një buf, ai fillon t’a copëtojë dhe t’a gllabërojë ate, derisa ato janë ende gjallë, pa as më të voglën dhembëshuri, përkundër rezistencës dhe britmave të viktimës........

Sado që të kërkoni falje, për gotën e thyer, e cila ju shpëton nga dora, doemos ajo do të thehet kur të bije mbi një sipërfaqe të mermert.

I fuqishmi shtyp gjithnjë të dobëtin!...

Ndonëse nga një anë ne shprehim dhembjen tonë për kafshët e therura me rastin e Kurban Bajramit, n’anën tjetër ne nuk largohemi fare nga mishtoret. Ne nuk e përfillim një drekë pa mish, edhepse nuk na mungon as pula ose qingji për darkë. Duke shkuar në peshkim, gjoja të zhgarkohemi nga shqetësimi, ne ndjejmë kënaqësi kur t’i mbytur (kapur) peshqit e detit.

Ç’është e vërteta, ne jetojmë në një SISTEM, në një REND, ku i fuqishmi asgjëson të pafuqishmit, dhe më i forti gllabëron të dobëtin. Kjo bëhet, në të gjitha fushat, në të gjitha përmasat dhe në të gjitha nivelet e jetës!.....

Ja në një kësi SISTEMI, në një REND të këtillë, Resulul-ALLAHU, Pejgamberi Muhammed është përpjekur t’a komunikojë dhe t’ua bëjë njerëzve të kuptueshme  të vërtetën e padiskutueshme, me sa vijon : 

Nuk ka zot larg qenjeve njerëzore, nga botët dhe nga yllësitë, ka VETËM ALLAH, që me shkencën(ilmin) e TIJ, ka krijuar çdo gjë që nga cilësitë e Emrave të Tij më të Bukur (Esmayl-Hysna)! Së këndejmi, çdo përpjekje në adhurimin e një zoti të tillë është e kotë. NJë sjellje (qëndrim i)e tillë shpie çdo herë në mosnjohjen e së <<Vërtetës>>.

Në Sistemin e <<ALLAHUT>> njeriu duhet të formohet në dy aspekte :

1.- Në njohjen e ALLAHUT si njëmendësi e vet njeriut(hakikat).

2.-Në përgatitjen për jetën e pas vdekjes duke i kryer rregullisht praktikat(ibadetet) që t’i jetësoj cilësitë që nuk i kishte.

Sistemi funksionon në bazë të parimit sipas të cilit secili  i jeton efektet natyrore të vet ndërtimit tij dhe vet aftësisë tij. 

Secili përballet dhe ngarkohet me rezultatetet e vet veprimeve të veta! Ky është rregull në sistemin e ALLAHUT.

<<Kushdo që të kryej një vepër të mirë, qoftë edhe sa një grimcë, ate edhe do t’a sheh >>.

<<Kushdo që të bëjë keq qoftë edhe sa një grimcë ate do t’a sheh>>.

Me fjalë të tjera, ata që përgatiten për jetën e pasvdekjes do t’i shpëtojnë vuajtjeve të këtij mjedisi. Ata që nuk janë përgatitur për këto kushte, do t’i heqin pasojat e saj.

I Dërguari i ALLAHUT, ka paralajmëruar njerëzit mbi kushtet e jetës së pasvdekjes dhe i ka njoftuar mbi domosdon që të përgatiten.

Njerëzit kanë nevoj të përgatiten për jetën e pasvdekjes duke i kryer disa nga ibadetet, jo me qëllim të çfardoqoftë adhurimi, por t’i nënshtrohen SISTEMIT të krijuar sipas rendit t’ALLAHUT.

Ja pse ne  para së gjithash duhet të mësojmë dhe të kupojmë se çka është SISTEMI, rendi ALLAHUT, që e quajmë <<DIN>>! Dhe kjo me qëllim që të kuptohet se çfar fshihet prapa këtyre këshillave(porosive), dhe të mos i shpërfillim ibadetet me një rëndësi vitale.

Duhet të dijmë se të gjitha praktikat(ibadetet) e këshilluara me <<Din-in Islam>> janë të bazuara mbi një arsyetim teknik, shkencor dhe kjo tregon menjëherë rezultate.  Asnjë nga këto këshilla nuk vijnë nga lartë.

Praktikat islame(ibadetet) janë detyra të këshilluara sipas SISTEMIT. Prandaj, ne tash e tutje duhet t’a kuptojmë ME GJITHË MEND SISTEMIN, RENDIN E KRIJUAR NGA<< ALLAHU >> 

Të ndjekim kapitullin vijues: