ISLAMIZMI MATERIALIST
Disa muslimanë do t’a kuptonin më mirë <<DininISLAM>>, nëse
do t’açlironin vetveten nga ndikimi i të menduarit materialist
(fizik epshor). Ata do t’a kuptojshin madhshtinë e dimensionalitetit
brenda shpjegimeve të<<Dinit Islam (Fesë ISLAME)>>dhe do të
kuptonin çfar është ky SISTEM për të cilin ky DIN ka treguar.
Ç’kuptojmë me lirimin e muslimanëve nga ndikimi i perspektives
materialiste?
<<Feja ISLAME>>ka
pësuar deri më sot dy mënyrë të ftillimit(interpretimit) të
bazuaranë :
1.Idetë e <<Njohësve të së Vërtetes >>(Hakikat)që kanë
ndjekur udhën e Sufizmit
(taçawwuf) dhe i kanë
bërë të njohura zbulimet e tyre në saje të metodave të tyre të
ndryshme.
2.Idetë e hoxhallarëve, të cilët e kanë quar jetën duke e adhuruar një <<zot diku largë>>dhe
i kanë nxitur njerëzit të veprojnë po kështu, duke u munguardija
shkencore, kulturore dhe thellësia e njohjes, të fituara nga Sufizmi.
Duke qenë se i kushtojnë rëndësi vetëm botës fizike dhe për ata,
gjithçka mbetet në kufijt e përkapjes së organeve të tyre, ate çka
mund të shohin sytë e tyre dhe të dëgjojnë veshët e tyre, nuk mund t’a
tejkalojnë këtë nivel për të vlerësuar botën tejmateriale dhe
thjeshtë mendojnë se qenja njerëzore, është një fizik(trup) nga mishi
e gjaku dhe një shpirt, që i është dhënë më pas.
Grupi i parë tashmë e ka kuptuar kumtin e të Dërguarit t’ALL’LLAHUT, i
cili na thotë se “trupi juaj është shpirti juaj e shpirti juaj
është trupi juaj” dhe
e kanë kuptuar se njeriu është një qenje ideore ose qenje përtej
fizikës dhe shpirtërores. Më pastaj kanë kuptuar se tërë ekzistenca i
përket Vetëm
<<ALL’LLAHUT>> dhe e
kanë zbatuar këtë njohje në praktikë.
Përveç tjerash, duke e kuptuar se tërë
ekzistenca nuk është gjë tjetër veçse një mashtrim(iluzion) dhe se
ndarja individuale nuk është tjetër veçse një prodhim i vet veçorive
të vëzhguesit, ata kanë
shpjeguarse<<gjithësitë rrjedhin nga një përfytyrim>>.
Ata kanëkuptuar poashtu qëcilësitë e tëra të të gjitha qenjeve
njerëzore ndodhen në çdo pjesëz (çdo pjesëz-thërmi përfshin tërsinë e
tipareve të të gjitha qenjeve ), duke i pohuar kështu
fjalët e të Dërguarit t’ALL’LLAHUT, 14 shekujmë parë, kur thotë se <<një
grimcë(thërmi)përmban Tërsinë.
Ku gjendet shkenca perëndimore pas 14 shekujsh?
Në fillim të shekullit XIX-të, studimi i materies së fortë, në
thellësi ka treguar se përbëhej nga atomet. Mirëpo sot kuptohet se ajo
që është konsideruar si materie, në të vërtetë nuk ekziston, dhe si
pasojë e aftësisë përkapëse të vështruesit ose pikëvështrimit tij,
bota e atomeve të ndërlidhura duket si botë e individëve të ndarë dhe
e substancave materiale të ngurta.
Tash vonë është vërtetuar, nga Doktor Karl PRIBRAM, neuropsikolog në
Universitetin e Stanfordit ( i drejtuar tash nga Qendra Neurologjike e
Radfordit), se qelizat e trunit ishin qendra interpretimi frekuencash
të ndryshme dhe se truni funksiononte sipas parimit të një hologrami.
Paralelisht, fizikanti, David Bohm, nga Universiteti i Londrës, njeri
i favorizuar i Ajnshtajnit, ka zbuluar, me rastin e hulumtimeve të tij
mbi fizikën e kanteve që
struktura e gjithësive ishte e njejtë me këtë të një hologrami. Të
gjitha këto zbulime janë rigrumbulluar në një libër të botuar nga
Micheal Talbot.
Zbulimet e këtyre hulumtuesve na njoftojnë me sa vijon :
Truni ynë ndërton matematikisht njëmendësinë objektive duke
interpretuar frekvencat, që nuk janë gjë tjetër, vetëm projektime nga
një përmasë tjetër, një rend (rregull) ekzistence më i thellë që
qëndron mbi hapsirën dhe kohën.
Për Pibramin, kjo sintezë ka bërë që ai të jetësojë se
bota objektive nuk ekziston, së paku ashtu siç ne e kemi zakon t’a
besojmë.
Ajo që ndodhet<< atje jashtë >>, është një oqean i madh valësh dhe
frekvencash, e truni ynë mbledhë informata abstrakte nga ky oqean
pastaj i kthen në objekte te njohura që e përbëjnë botën tonë të
zakonshme. Ne kemi shqyrtuar ketë temë në hollësi në librin tonë të
titulluar <<UDHËTIMI DREJT HËNËS>>.
Vazhdon........
Ka kohë, Evliat e ALL’LLAHUT që e kanë arritur njëmendësinë përmes
gjendjes <<kashf>>dhe <<fatih>>, kanë
mbajtur të njetin qëndrim lidhur me njëmendësinë e kësaj bote :<<Gjithësitë
n’origjinë nuk janë gjë tjetër vetëm një përfytyrim (njëmendësia e
gjithësive s’është gjë tjetër veçse një përfytyrim i kulluar
)>>.....Vetëm ALL’LLAHU është që ekziston dhe gjithçka tjetër është
vetëm hija e TIJ.
Dy konstatime mbi njëmendësinë e botëve puqen, njera që buron nga
zbulimet e shkencës bashkohore ku koncepti i <<materiales>>bile nuk
është respektuar....tjetra nga Sufitë
islam të cilët i
kanë përmend këto njëmendësi shumë para të parve!
Megjithate, të shumtë janë udhëheqësit shpirtëror musliman(!) të cilët
edhe sot nuk kanë as më të voglën njohje bile mbi këtë fakt dhe
përpiqen t’a kuptojnë jetën përmes një perspektive materialiste, e
kufizuar në përmasën fizike.
Këta muslimanë
materialistë, duke mos i njohur thellësitë dhe gjendjet
dimensionale, mundohen të gjejnë shtatë shtresa qiellore me të dëgjuar
për”shtatë qiejt”në ngritjen ( Miraxhin) e të Dërguarit, duke
menduar se i Dërguari i
ALLAHUT ka fluturuar
nepër shtatë qiej dhe ka takuar një zot atje lartë dhe nuk e kuptojnë
fare se”qiejt” janë në të vërtetë karakteristikat e brendshme të
përmasave subatomike. Këta muslimanë materialistë po përpiqen t’a
kuptojnë <<Dinin ISLAM>> duke
u mbështetur në shtatë shqisat
Janë vëllezërit e mij të shtrenjt musliman të pafajshëm, të cilët metaforat i
kuptojnë si vet <<njëmendësia-realiteti>>, (hakika-t)pastaj
e kërkojnë njëmendësinë në
<<metafora>>!
Ne duhet t’arrijmë të shgarkohemi nga <<Islamizmi>>, i
cili mbështetet në konceptin e një<< zoti >>i cili gjendet atje lartë,
larg nesh, koncepti i cili është zhvilluar nën ndikimin e filozofisë
materialiste ; ne duhet bëjmë që t’arrijmë deri tek të kuptuarit e
njëmendtë të <<Dinit Islam>> duke qenë SISTEM,
REND(RREGULL) i
përgjithshëm i ALL’LLAHUT, dhe
t’a zbatojmë një të kuptuar të tillë. Së këndejmi ne duhet të
pastrohemi nga çdo shtrembërim që na ka burgosur deri këtu nepër
fshikëza.
Të përpiqemi të bëjmë një krahasim ndërmjet zbulimeve të fundit
shkencore dhe perspektivës dhe mënyrën e të menduarit, të shpjeguar në
veprat e autorve sufij,
që e kanë arritur të Vërtetën, kanë arritur t’i kuptojnë dhe t’i
zbulojnë misteret e <<Dinit
ISLAM>>.
Dhe më në fund të përpiqemi të kuptojmë sa më mirë që të mundemi se
çka do të thotë Feja nga
këndvështrimi ALL’LLAHUT, në dritën e këtyre të dhënave.
Ajeti parëqë i është shpallur të Dërguarit t’ALL’LLAHUT është <<ikree!>>I
Dërguari i ALL’LLAHUT
dhe Kur’ani porosisin
qenjet njerëzore <<të
fitojnë njohuri>>! Hadithi
vijues << Besimtari
kërkon urtësinë-diturinë kudo që tagjejë >>na tregon se shkenca<<ilm>>,
nga cilatdo burime që vjen ajo, duhet të çmohet.
Qëndroni m’anash atyre që ndalojnë pyetjet?
Qëndroni m’anash atyre që ndalojnë shkencën dhe imponohen në tabu!
Ju nuk do të ktheheni kurrë në këtë botë dhe ju kurrë nuk do të kini
më rast të fitoni dituri shkencore, nëse ju nuk e bëni këtë herë!.
Është e pamundur të kuptohet dhe të vlerësohet-çmohet <<Dini
–ISLAM>>me një çasje materialiste, formale, e kushtëzuar, thjeshtë
duke imituar të tjerët, siç e kemi zakon t’a bëjmë. Njohja
është një detyrë (farz)për çdo muslim, dhe ajo duhet të fitohetme
të kuptuar e jo përmendsh.
Është vetëm një mënyrë për t’a arritur : të jesh fundamentalist! Dhe UNË JAM NJË FUNDAMENTALIST!