PËRFYTYRIMET E ZOTIT DREJT TË KUPTUARIT E ALL’LLAHUT!

Shekuj me rradhë, njerëzimi ka qenë thellë i prirur n’adhurimin e disa gjërave sipas të kuptuarit tij dhe nën ndikimin e shtytjeve, me shpresë që të gjej strehim ose mbështetje tek disa gjëra ose në disa vende,.për shkak të paaftësisë dhe dobësisë vetjake që t’i kapërcej dukuritë e shumënumërta, të pashpjegueshme, të cilat e rrethojshin.

Prirje të këtilla si adhurimi, me shpresë për një ndihmë, një mbrojtje, dhe kërkim të suksesit ose arritjes, përfundimisht e kanë quar njeriun  deri në përulje, të disa qenjeve, me shpresa të rreme, në plotësimin e dëshirave të tyre.

Nën ndikimin e prirjeve të tilla, njerëzit patën filluar t’i përkufizojnë disa gjëra të jashtme si hyjni, të cilat, sipas tyre,kishin aftësi dhe gjoja ishin të zotët t’ua plotësojnë atyre(pra idhujtarve) dëshirat dhe shpresat. Kështu njerëzimi hyri në periudhën e “adhurimit të zotave”. Duke i përkufizuar zotat e tyre si qenjet(krijesat) e para të denja për adhurim, njeriu qe shtyrë në adhurimin e mineraleve, bimësisë ose të kafshëve.

Shumë më vonë, ai pat kuptuar se këto krijesa ishin poashtu të vdekshme sikur edhe ai vet, dhe kursesi nuk mund t’ishin zota. Ishin pejgamberët ata që i patën drejtuar drejt kësaj kuptueshmërie, duke e mësuar(njerëzimin) se këto krijesa të gjalla mbi tokë nuk mund të jenë kurrë zota. Mirëpo çfar ndodhi, kur njerëzimi, pushoi t’i adhurojë hyjnitë e tyre shekullore, ktheu shikimin  tjetërkah, nisi të kërkojë qenje tjera në qiell, të denja për adhurim, si zota të tyre, dhe nisi të adhurojë yje të ndryshme.

Dukuritë e ndryshme që i ndodhshin njeriut gjatë jetës së tij, të cilat  ai nuk arrinte t’i kapte, t’i shpjegonte as t’i tejkalonte ato, pa ma mundur t’a njeh kështu as natyrën e misterit, bëhen shkas i krijimit të një autoriteti të jashtëm, i huaj për te, pra pranohet adhurimi i një “zoti”  të përfytyruar(të menduar).

Njëkohësisht, me KUR’AN hudhet poshtënjë ide e ngjashme, e cila kundërshton njëmendësinë (realitetin)shkencore, në pohimim vijues:”nuk ka zot(hyjni)“, e njohur kjo si formula edëshmisë së Njësisë (kelimei-teuhid).

I shtrënguar që të adhurojë zjarrin dhe yjet, qysh moti, njerëzimi u burgos me shekuj, në fshikzën e ideve të saja hipotetike mbi hyjnoren, dhe kaloi jetën e tij i varur nga mjedisi vet, me paragjykime të tilla, në mungesë të një analize dhe të një rishqyrtimi. Nga dita në ditë, kjo fshikëz sa vinte e trashej dhe forcohej (ngurtësohej), kështuqë u bë e vështirë të dilej prej saj ; përfundimisht, njeriu bëhet një rob (skllav) i zotave që i pat sajuar vet, dhe q’atëherë nis të vetëqetësohet.

Kur Muhammedi(s.a.w) shpalli në Mekke se ishte i Dërguar i <<ALL’LLAHUT(Resul Allah)>>, kishte 360 idole vetëm në Qabe, secili përfaqësonte një hyjni. Njerëzit përpiqeshin të qetësohen duke i adhuruar këta 360 idhujë, që përfaqësonin 360 zota dhe secilit i bëjshin një nderim të thellë. 

Nuk ishin të zotët të kuptonin iden mbi mosekzistimin e një zoti as në tokë e as në qiell, meqë asokohe nuk kishin kurfar ideje mbi përmasat e njëmendëta të Gjithësisë.(Sipas tyre) Një zot i tillë ishte një qenje që qëndronte mbi tokë ose në qiell, sundonte botën dhe banorët e saj. Ndonjëherë ndërhynte në punët e tyre, e ndonjëherë ua linte vet atyre, që t’i ndjek dhe t’i testoj sjelljet e tyre nga lartë, që t’i dalloj njëmendësisht. Kështu, ai mund t’i shpërblente ata që i përmbushnin dëshirat e zemres së vet, me parajsën e tij dhe t’i dënonte me zjarr dhe fer ata të cilët kundërshtojnë urdhërat e tij.

Me këso far preokupimesh, njerëzimi nuk mund të hiqte dorë nga asnjëra prej këtyre marrëzive, vetëm e vetëm që të gëzojë ndihmën e tij ose dashamirsinë karshi zotit tij, qoftë ai mbi tokë ose në qiell.

Siç njofton hz.Ymeri, zëvendësi(halifi) dytë pas vdekjes së Pejgamberit, kishte bile edhe adhurues të zjarrit (fetish)që kishin zakon të përgadisnin ëmbëlsira  me figura idhujsh, duke paraqitur hyjninë e tyre, të cilëve u bënin nderim para se t’i hanin (ato).

Aq më tepër, me shpresa për ndonjë dobi nga zotat e tyre të menduar (hipotetik),ekzistimin e të cilëve e besojshin njëmendësisht, njerëzit asokohe e kishin zakon t’i flijonin, vajzat e tyre 8 vjeç, duke i varosur për së gjalli.

Fjala “zot” ka kuptimin një qenje që adhurohet”,një qenje që madhërohet, lartëmadhëroret dhe nderohet, me shpresë që si kundërshpërblim të fitohet mbrojtja dhe bekimi. Ky zot, do të jap një seri urdhërash, dhe nëse ti do t’i bindesh (atij zoti) me besnikëri të plotë, vetëm me këtë kusht, do të mund të hysh në parajsën e tij dhe do të shpërblehesh me të mirat e shumta të kësaj bote.

Megjithate, nëse ju do t’a kundërshtonit atë dhe urdhërat e tij, kjo do të shkaktonte vetëm nxitjen e armiqësisë së tij dhe hakmarjen me pasoja të rënda torturash të pambarim, të cilat do të duhej t’i duronit.

Ja që në këtë periudhë adhurimesh hyjnore me besime aq të marra, të pakuptimta dhe të parme, Muhammedi a.s shpalli se ishte i Dërguar i ALL’LLAHUT (Resul-All’llah), si resultat i kumtit(vajhit)dhe filloi t’ua parandalojë njerëzve adhurimin e hyjnive. Detyra e Muhammedit fillimisht nis me sygjerimin e kumtit(lajmin) , njerëzve, të formulës së dëshmisë së Njësisë (kelimei tewhid): “Nuk ka zot, ka vetëm  All’LLAH”. Çfar do t thoshte saktësisht kjo formulë e dëshmisë së Njësisë?