SISTEMI I JETËS

Njëmendësia e këtij sistemi ku ne po jetojmë, provon pamundësinë e të qenit të një ZOTI që e drejton botën nga lartë! Nuk ka il’lah! As edhe një yll, as edhe një planetë, as edhe një galaktikë, as edhe një yllësi nuk është një ZOT, dhe as mund të jenë ndonjeherë! Një besim i tillë është një mashtrim i madh! 

Ne këtu jemi në përmasat e vet jetës sonë, për të shprehur detyrimin tonë kryesor, duke kryer ajo që lypset prej vet nesh, nepërmjet shprehjeve të Emrave <<t’ALL’LLAHUT.>>  

Sistemi i përmasave të jetës sonë paraqitet kështu :

Sistemi diellor me tokën dhe me banorët e saj, popujt, që të gjithë janë qenje të krijuara dhe të formuara nga “ALL’LLAHU “me vet cilësitë e TIJ, siq ka dëshiruar <<AI >>!

<<ALL’LLAHU>> ka krijuar njeriun me cilësitë e <<TIJ >>, sipas Vullnetit <<TIJ>>, ashtu që truni tij të mund t’i zbulojë. 

Dikush që jeton me idenë dhe bindjen e të qënit vetëm trup nga mishi dhe eshtrat dhe jeton si i tillë, do të pësojë hidhërime të panumërta dhe trazira për shkak të mënyrës së jetës së tij, nëse tërë jetën e qon kështu. 

Njeriu i cili beson në sendërtimin e vlerave të larta në vetveten e tij do t’a arrijë një mjedis ku do t’i gëzojë bukuritë e pambarim ;do të jetojë si një njeri i stolisur me cilësitë dhe me veti hyjnore me kusht që t’a kryej punën si duhet dhe me qëllim që t’i zbulojë dhe t’i shprehë këto vlera në vetveten e tij. 

Ju pret ose, një jetë trazirash, për shkak të vetëbindjes suaj se jini trup nga mishi dhe eshtrat i cili në fund të fundit kalbet, ose, ju pret  një mjedis i përhershëm paqeje dhe kënaqësie, dhe ku ju do t’i gëzoni frutet e bukura të të kuptuarit tuaj si dhe shprehjen e cilësive dhe pronë hyjnore në vetveten tuaj.

Duke thënë kështu, ai që ndjek, pejgamberin Muhammed, ka gjasë të jetë përball nesh.

<<Ju jini krijuar për të qenë zëvëndës (kalif)t’ALL’LLAHUT. Ju jeni krijuar me Emrat eALL’LLAHUT >>

Tani që ju ndodheni në botën fizike, ju nuk do të duhej të mendonit se jini një trup fizik që me çdo kusht do të kalbet.Mos”mbytni”(dërmoni, shtypni)shpirtin tuaj për shkak të një mashtrimi të tillë! Përpiquni të mos” humbni “fuqinë kryesore në veteten tuaj dhe mos lejoni të shkatëroni epërsinë tuaj vetjake për disa gjëra të kësaj bote, të cilën do t’a lini, për shkak të lidhjes suaj me gjërat materiale të kësaj bote. Kushtoni rëndësi këtyre ajeteve të Kur’anit si mbrojtje :

“ Ju njerëz dijeni se jeta e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se lojë, kalim kohe në argëtim, stoli, krenari mes jush dhe përpjekje në shtimin e pasurisë dhe të fëmijve e që është si shembull i një shiu prej të cilit bima i habit bujqit e pastaj ajo thahet dhe e sheh ate te verdhë, mandej bëhet e thyer e llomitur, e në botën tjetër është denimi rëndë, por edhe falje mëkatesh dhe dhurim i kënaqësisë nga ALL’LLAHU; pra jeta e kësaj bote nuk është vetëm se përjetim mashtrues”.(57:20)“

 Atë ditë, edhepse ata shihen ndërmjet vedi (dhe njihen por ikin prej njeri tjetrit)Krimineli do t’i dorzonte me dëshirë fëmijt e tij, gruan e tij, vëllezërit e tij, t’afërmit  e tij tek të cilët ai mbështetej dhe nëse do të mundte, të gjitha krijesat njerëzore, që të mund të jet i shpëtuar!Jo kurrsesi, ajo pra është Ledhaa –flaka (emër i xhehenemit). “.(70:11, 15)

Njerëzit kanë fjetur por do të zgjohen me vdekjen! Prandaj, jeta e kësaj bote do të ju duket si një ëndër kur ju do të ndodheni në një gjendje ndërgjegjeje në botën e ardhme ku do të hyni. Pra, ju do të duhej të vdisni para se të ju vie vdekja, në mënyrë që të mund të zgjoheni nga ky gjumë derisa të jini në këtë botë! Jetësoni faktet dhe organizohuni ju!

Shmanguni pendesës për shkak të energjisë së humbur në këtë botë për gjërat që ju do t’i lini këtej e nuk do të ju shërbejnë asgjë në botën tjetër dhe për shkak të teprisë suaj që fare nuk do të plotësohet më vonë. Kjo nuk do të ju sjellë veçse dëshprim, pra të mendoni se jini vetëm një trup i thjeshtë fizik dhe të jetoni vetëm për kënaqësinë e tij. Pasi të kaloni në botën tjetër dhe ju do të përballeni me njëmendësitë, do të thoni :  

“Sikur vetëm do të mund të kthehem në botë dhe të kem një rast tjetër të bëjë ate që nuk kam mundur t’a bëjë me kohë! “ Mirëpo kjo kurrë nuk do të jet e mundur! Kur’ani thekson këtë fakt: 

“Dhe atë ditë sillet xhehenemi, e atëherë njeriut i bie në mend e prej nga atij përkujtimi? E thotë “ Ah i gjori unë, sikur t’isha parapërgatitur për jetën time!”

(89: 23-24).

“ Në fakt ne ju vëmë në mbrojtje nga një dënim shumë i afërt (kërcënues). Atë ditë njeriu do të përballet me veprat e tij dhe pabesimtari mjerueshëm do të bërtas : Ah sikur të kisha qenë pluhur!”.(78:20).

Mbase ju jini cilësuar me cilsitë e “ALL’LLAHUT” dhe bartni në vetveten tuaj atributet e<<TIJ>>, ju duhet t’a lini “të qenmen tuaj të hamendshme” dhe t’a lironi ndërgjegjen tuaj nga “uni” juaj e që mendoni se e kini, në mënyrë që ju të mund t’arrini “UNIN” tuaj të përgjithshëm. Nëse ju hiqni dorë nga egoizmi juaj,që e pranoni për shkak të paragjykimeve tuaja –përmes një shkalle të njohjes dhe nëse ju mund të liroheni nga kjo mjegulli e “egoizmit”, atëherë ju mund t’a arrini “UNIN” tuaj të njëmendët!

Paralelisht në mbrojtje të Muhammedit (s.a w) që përmendëm më sipër, të shenjtit(evliaull’ah) kanë formuluar kësisoji :

 “Mposhtni egocentrizmin tuaj vetjak dhe jetësoni Njëmendësin hyjnore!”Ky formulim nuk është gjë tjetër veçse një shpjegim i hadithit:” Ai që njeh vetveten njeh Zotin e vet!”. 

T’i kthehemi tash sistemit në të cilin ne po jetojmë dhe marrëdhëniet tona me te..

Gjithçka që ne përkapim në këtë botë fizike është e lidhur me forcën magnetike të tokës.Qenjet njerëzore janë poashtu të lidhura me joshjet tokësore qyshkur ekzistojnë në këtë botë fizike. Siq është shënuar në Kur’an që :“Ne kemi krijuar të gjitha nga uji”(H2O) dhe sikur çdo gjallesë mbi tokë është e pandarë nga elementi ujit, kjo vlenë njësoj edhe për njeriun!

Duke qenë se njeriu jeton mbi këtë tokë dhe është i lidhur me ëndjet e tij, masa e tij frekuencash, ose “mendja” e tij(prodhim i trunit), siç thuhet në të folmen e rëndomt, është e lidhur me ëndjet e tokës! 

Megjithate, ekziston një cilësi e tillë në trunin e njeriut, e sikur të vihej në shërbim, do t’a shpëtonte njeriun nga joshjet e tokës prandaj edhe nga këto të Diellit ; dhe vetëm atëherë do të mund t’i arrinte shumë yje në hapësirë, që do të thotë “t’arrij Parajsën-xhennetin në qiell” me një trup që i shkon këtij mjedisi.

 Nëse korrenti për të prodhuar një energji të tillë antimagnetike bëhet veprues në trunin e qenjes, ky i fundit pranon atëherë një masë frekuencash të ndriçuara të “DRITËS”, dhe kështu lihet i lirë me një shpejtësi që i përket “dritës” së tij, për të ditur fuqinë, “energjinë” në “mendjen”e tij. 

Nëse truni i një individi është i papërgatitur për të prodhuar këtë lloj energjie antimagnetike në mendjen e tij, atëherë nuk do t’a ketë forcën e duhur për t’u larguar nga ëndjet e tokës prandaj edhe këtij të Ferit –xhehenemit, pasiqë drita e tij do të jetë e pamjaftueshme. Ai pra do të mbetet i burgosur në Diell përgjithmonë! 

Në etapat vijuese, Dielli do t’i ket tashmë pesë nga planetet e sistemit diellor deri në Mars, n’orbitën e tyre, para se të shndërrohen n’yje neutronesh. Pastaj, s’ka mundësi të dilet, nëse ke rënë njëherë brenda. Hollësi më të stërholluara mbi këtë temë mund t’i gjeni në librin tonë“MISTERET E NJERIUT”.Ndërkaq sa i përket formave, të jetës në Diell –që është paraqitur me cilësitë e saja të “Zjarrit të Xhehenemit”, do të thotë “djajt e ferit” (zebani)siq janë quajtur në terminologjin religjioze për shkak të karakteristikave të tyre përkatëse për t’i mjeruar ata që mbahen cfilitës, mallkues, duke i dobësuar kështu në zabundhe duke i lënë poashtu të pambrojtur.

Përveç njeriut të gjallë mbi tokë dhe exhinëve në hapsirë, ka forma të jetës të çdo planeti dhe çdo yllësie! Dielli poashtu ka banorët e vet në natyrën e tyre ndriçuese të veçant. Në Kur’an këta janë quajtur demon (djajë-zebani). Një emër i këtillë u ishte dhënë atyre! Pikrisht sikur ne, banuesit e tokës, bëjmë ç’dojmë me më të dobëtit se ne, edhe banuesit e Diellit “demonët e Ferit” bëjnë ç’dëshirojnë në mënyrën e tyre, atje.Të gjitha veprimet e tyre janë tortura për njerëzit.

Gjatë qëndrimit në Diell, ose siç e quajmë “Zjarri xhehenemit “, “ shpirti njeriut”, shformohet, lakohet, ngushtohet, digjet nën ndikimin e rrezatimit  ;

Megjithate ai nuk është plotësisht i humbur. Ai i ngjan një trupi në ëndër i cili është i thyer, prishur, lënduar dhe i prerë në copë, por që gjithnjë mbahet në jetë në të njejtën mënyrë si më parë.

Gjatë jetës së vet në Diell (¹)ose “Zjarri i Xhehenemit” trupi i frekuencave nuk shkatërohet kaq shpejt, nuk thehet, nuk tendoset, nuk zmadhohet, nuk zbehet,  nuk lodhet,  nuk digjet, pa u kthyer në formën e vet paraprake menjëherë dhe kjo përsëritet, përsëritet.

1.Hadithet e përmendura dhe njoftimet tjera lidhur me këtë temë mund të gjenden në librin tonë të titulluar :”Misteret e Njeriut”.

“Është e vertetë se ata që mohuan argumentet Tona, do t’i hudhim ne zjarr..Sa here qe u digjen lëkurat e tyre, Ne ndërrojmë.lëkura të tjera.që te shijojnë dënimin. ALL’LLAHU është i plotfuqishëm, i drejtë.(4:56)

Ky ajet kur’anor pohon shpjegimet e sipërshnuara. Është një çështje e rëndësishme e cila duhet kuptohet shumë mirë.

Dielli është një ferr-xhehenem”në rolin e përmasës tij subatomike.

Pasiqë ne kemi një masë frekuencash në nivelin subatomik të shoqëruar në trupin tonë psiko-biologjik në nivelin e jetës sonë të përditshme në shkallën atomike më të zhvilluar, Dielli poashtu paraqet këtë anë të dyfisht frekuencash në nivelin subatomik.

Ndryshe, njerëzit, duke kaluar nga bota trupore në botën e ndërmjeme, jo vetëm që mund t’a shofin botën shpirtërore atje si mjedisin e vet, por edhe exhinët e ndajnë ate, e edhe melaiket, në të njejtën shkallë. Aq më tepër, ata shofin ferin dhe format e saj, sikur gjithçka ndodh mu pranë tyre. Sepse në përkapjen e mendjes, ideja largësisë pushon t’ekzistojë, dhe ja kështu ndodhë që njerëzit të ndodhur në përmasë tjetër, këte të pas-jetës, kanë një pamje të Ferit në varet e tyre.

Ju do të gjeni më shumë hollësi mbi këtë temë në botimin e ri të librit tonë “MISTERET ENJERIUT”.

Paralelisht me këtë, yjet e galaktikës paraqesin Parajsën –Xhennetin, jo në funksion të aspektit tyre fizik, por në funksion të aspektit tëfrekuencave tëtyre”(valëve), që formojnë përmasat subatomike të substancës tyre fizike.

Megjithate, njësoj sikur mjedisi ynë i përditshëm i kapur me ndihmën e trupit tonë(fizikut), përbën botën tonë të tashme, mjedisi ynë, në pasjetën materiale,do të shfaqet njësoj sikur bota jonë materiale, ndonëse ne tash e përshkruajmë si një “përmasë frekuencash “në gjendjen tonë të tashme të përkapjes.

Në kundërshtim me këta-këtu, masat e frekuencave (shpirtërat e njerëzve)të zgjedhur për të shkuar nepër planete të shumënumërta t’ashtuquajtuar “qiej”, në saje të fuqisë së lartë në veteveten e tyre, ata do të kenë fatin të takohen, të vendosin marrëdhënie ndërmjet tyre, në të njejtat stacione. Do të kenë bile fat që të kenë dhe të zotrojnë.

Secili në një mënyrë do të jetë një zot (!) planetesh që do t’i arrijë! Dhe meqë ka ardhë në botë si halif (zëvendës)i “ALL’LLAHUT “ në tokë dhe ka qenë pajisur e mbrojtur) nga fuqi të shumënumërta hyjnore, kur qenjet tjera të veçanta të këtyre planeteve nuk e kanë këtë fuqi atje.

Kështu, banuesit e “Parajsës-Xhennetit “ do të kenë aso shpërblimi saqë asnjë sy nuk e ka parë, asnjë vesh nuk e ka dëgjuar dhe asnjë gjuhë nuk e ka shqiptuar më parë.Të gjitha parashikimet tona sa u përket atyre janë të pamjaftueshme. Ata që do të vendosen në Xhennet do të lirohen nga ideja e moshës. Nuk do të ket më ide të tilla si gjysh, gjyshe, nanë, babë, vlla, motër, bir, bij ose fëmijë. Atje të gjithë kanë një moshë. Ata që kanë të njetën fuqi dhe të njejtën shkallë të njohjes do t’a ndajnë së bashku mjedisin e tyre. Megjithate, ata që kanë më pak njohje dhe më pak energji, do të banojnë në një mjedis tjetër që u përshtatet atyre, ndoshta miku juaj më i miri që intimisht ka qenë i lidhur me ju ne këtë botë do të jetë larg jush atje. 

Kujtoni kuptimin e sprovave tuaja për të nesërmen, ose edhe vetëm për disa orë me vonë ; çfardo sprovash të kenë qenë ato në ëndrat tuaja gjatë gjumit të natës! E djeshmja i takon ditës paraprake, nata e mbrëmshme mbetet në natën e kaluar!Nëse ju vuani në burg, ose edhe ëndrat tuaja më të bukura të natës, do të jenë hiqgjë, pas pak kohe të zgjimit tuaj, në të njejtin mjedis!

Përfytyroni që sapo t’i mbyllni sytë në këtë botë fizike, ndërgjegja juaj t’i hapet një skene krejt të re dhe jeta që ju e qonit nuk ishte veçse si një çast, nuk paraqet më shumë se një ëndër, një përfytyrim për ju. Pikrisht sikur, derisa ju të zgjoheni një mëngjes, jeta juaj në këtë botë, nuk do të ketë asnjë vlerë atje. Për më tepër, ju do të jini krejt vetëm, rrethuar në rrethana tjera, në një mjedis të ri!

Kështu, çështja juaj kryesore duhet të jetë që ju të punoni jo vetëm për të fituar diçka që do t’a lini në këtë botë, por sidomos vepra të cilat ju do t’i gëzoni në t’ardhmen, dhe aq sa të mundeni. Në jetën e mëpastajme, secili prej nesh do të korr vetëm frutet e veprave të veta në këtë botë!

Nëse dikush mund t’i arrijë cilësitë hyjnore që i kishte në dorë, që i ishin shenjuar në tru dhe që nuk ka mundur të përfitoj gjatë kësaj jete në këtë botë, nuk do të ketë rast tjetër për te, më vonë, njëher pasi t’a ketë provuar vdekjen. Në shumë ajete kur’anore kjo çështje është theksuar shpeshherë : 

“E kur ndonjerit  prej tyre i vjen vdekja, ai thotë “ O zoti im, më këthe që të bëjë vepra të mira e të kompenzojë ate që lëshova!” Kursesi (kthim nuk ka ) e kjo është vetëm fjalë që e thotë ai, e ata kanë para tyre një perde (distancë periodike) deri në ditën kur ringjallen.”.( 23:99-100)

 “E sikur të mund t’i shihje ata kur qëndrojnë pranë zjarrit, ti do t’i dëgjoje si rënkojnë :

“Ah sikur ne të mund të ktheheshim (në dynja)! Kurrë më ne nuk do të thurshim gënjeshtra mbi Shenjat e Zotit ; ne do bëheshim nga besimtarët e numërt”.

“JO, (s’është ashtu ), po atyre u doli në shesh ajo që mbanin fsheht më parë, prandaj edhe sikur të ktheheshin, ata do të përsëritnin ate që e kishin të ndaluar, e s’ka dyshim se ata janë gënjeshtar.”

Ata nuk do të bënin gjë tjetër veçse do të gënjenin.”Nuk ka tjetër jetë pohojnë ata, përveç kësaj këtu mbi tokë ; ne nuk do të ngjallemi”.

 “ Dhe sikur t’i kishe par ata kur të ndalohen para Zotit të tyre e u thuhet atyre :”A nuk është kjo (ringjallja ) e vërtetë?”Ata thonë :”Po për Zotin tonë!”thotë “Shijoni pra dënimin për atë që mohoni!”(6: 27-30)

Mbase ne tashmë kemi prekur temën e Vdekjes, këtu, ne do te përpiqemi të shpjegojmë aq sa do të mundemi, sepse ajo gjithsesi është keqkuptuar nga njerëzit.