ÇFAR KA PËRTEJ VDEKJES? NJËMENDËSIA E VDEKJES

Sa keq që Vdekja nuk është kuptuar si duhet në kuptimin e saj të mirëfillt dhe se është konsideruar si “ një mbarim-fund”. Pa qenë një fund (mbarim), Vdekja s’ është gjë tjetër vetëm se një formë kalimi e ndërmjetëm nga një botë fizike në një botë tjetër jomateriale. Pikrisht pas ndarjes së individit nga fiziku i tij, jeta e tij vazhdon në një gjendje (masë frekuencash), qoftë në një var ose jasht.që do të thotë se Vdekja është një vazhdimësi e jetës, duke filluar me një trup shpirtëror pas mbarimit të jetës me një trup fizik. Kur’ani i cili na mëson bazat e Islamit shpjegon vdekjen me sa vijon :

“Çdo shpirt do t’a kërkojë VDEKJEN”.

Ajo që e quajmë “VDEKJE” është një mbartje kah një jetë në një gjithësi frekuencash, në një trup shpirtëror, pas ndarjes nga trupi biologjik. Sapo truni pushon së vepruari, energjia bioelektrike, e cila qarkullonte nepër trupin tonë, këputet dhe është po ajo fuqi elektromagnetike ndërmjet trupit dhe shpirtit, e cila normalisht ruan “Shpirtin” e lidhur në trup. Kështu “SHPIRTI” i njeriut i dorëzohet një jete të re, i(e) pavarur nga trupi  fizik. Ja kjo lloj ngjarje është shënjuar me fjalën “VDEKJE”.

Të gjitha veprimtaritë që kanë të bëjnë me veprimin e çdo individi në trunin e tij, gjatë jetës së tij, janë grumbulluar në “Shpirtin “e tij, që do të thotë masë frekuencash sikur valët e zërit dhe të shikimit. Prandaj dilet drejtëpërdrejt në përmasat shpirtërore pa u vërejtur asnjë ndryshim me vdekjen. Individi vazhdon jetën e vet në formë të “SHPIRTIT “, njësoj sikur edhe në trupin fizik! Megjithate me një dallim! Ndonëse është plotësisht në jetë dhe i vetëdijshëm si përpara, ai tashmë nuk është më i zoti të drejtoj trupin e tij fizik! Kjo ngjanë me një të sëmurë të paralizuar, i cili jeton dhe është i vetëdijshëm! Ai mund të shef dhe të ndjek gjithçka ndodh jasht, ai mund të dëgjoj dhe të ndjejë plotësisht, mirëpo nuk është më në gjendje të dërgojë lajme jasht.

Në vazhdim po japim njëhadith të Muhammedit (s.aw)transmetuar nga një dijetar i madh Ibrahim Hakki Erzurumi në librin e tij Marifetname” :

“I vdekuri ( i cili ka kërkuar vdekjen)njeh ata të cilët e kanë larë, ata të cilët e kanë mbështjellur kufomën, ata të cilët kanë kryer për te shërbimet e varimit, të cilët kanë marr pjesë në përcjelljen e kufomës, të cilët e kanë lëshuar tabutin (arkën)në var dhe ata që i kanë kënduar mbi var dhe e kanë thir!”.

“Mos qani gjithnjë duke i mëshuar faqeve tuaja dhe duke shqyer teshat para të vdekurit sepse ai torturohet kështu nga vaji juaj!”.

Kjo tregon se i vdekuri shef, ndjen dhe do të jetë i dëshpruar nga gjendjet e të tjerëve. Dua t’ua tërheq vërejtjen juve mbi këto fjalë të Pejgamberit të cilat qartë na bëjnë me dije të kuptojmë se ndonëse ky është në var, i cili ka vdek, ka humbur lidhjen e vet me fizikun e vet, nis jetën, do të jet në vetëdije dhe i vetdijshëm në “shpirtin” e tij dhe për më tepër ai dëgjon se çka i thuhet nga jasht.

Talha (¹)transmeton :

“Ditën e betejes së Bedrit Pejgamberi(Paqja qoftë mbi te) urdhërojë të bashkohen kufomat e të 24 Kurejshitëve, pastaj të hidhen në një gropë, në mesin e gropave të Bedrit.

Pasi u arrit fitorja, Lajmëtari i <<ALL’LLAHUT >>(Resulullahu )kishte zakon t’i tubonte përkohësisht lagjet, që kishin ngadhnjyer në fushat e fiseve t’armiqëve, çdo herë nga tre ditë. Mbase ishte dita e tretë e betejes në Bedër, Muhammedi urdhëroi që t’ia sjellin deven dhe t’a ngarkojnë me ushqime të nevojshme për rrugë. Sapo Resulullahi u nis për udhë, miqët e tij i shkuan pas. Gjatë kësaj kohe, ata thanë se Resulullahu sigurisht shkonte me një qëllim të caktuar. Më në fund Pejgamberi u ndal pranë një grope, ku ishin hedhur kufomat dhe vazhdoi t’i thëras ata n’emër të baballarve të tyre : “O filan filani! O Ebu Xhehl Hishami :Ytbe ibn Rabia! A nuk do t’ishit të gëzuar ju tani sikur t’i bindeshit “ALL’LLAHUT “ dhe Lajmtarit tij! Ne në fakt kemi ngadhnjyer siç na pat premtuar Zoti ynë(RAB). A fituat edhe ju ate që Zoti juaj ju pat premtuar?”

Duke e dëgjuar të fliste, Ymeri pyeti :

“O Resulullah! Si ju drejtoheni ju njerëzve, të cilët tashmë janë kufoma?” Pejgamberi u përgjigj :

“ Të betohem me <<ATE>> në duart e të cilit ndodhet shpirti i Muhammedit që ju nuk më dëgjoni më mirë se ata, këtë që po ua them!”.

Në këtë ngjarje të treguar sipas “Buhariut “, Pejgamberi, me këtë rast ka korrigjuar një ide të gabuar.

Ky-këtu ishte më i miri hadith për të korigjuar idenë plotësisht të gabuar “se njerëzit pushojnë në varet e tyre duke qenë të vdekur dhe kthehen në jetë më vonë, ditën e Ringjalljes “.

Në fakt, kur njerëzit vendosen në var, ata e dijnë dhe janë të vetëdijshëm, janë në gjendje të zgjuar dhe i dëgjojnë ata që u drejtohen atyre sikur t’ishin jasht.

Osman Bin Afvan, që është halifi tretë pas Pejgamberit, kishte shprehi të derdhte lotë derisa i lagej mjekra, kur ndodhej pranë një vari. Një ditë e pyetën

:<< Ju nuk qani kur kujtoni Xhennetin dhe Xhehenemin, por përse atëherë derdhni aq lotë, a thua vari ju frikëson?>>.

Osmani përgjigjet :

 “ Ate që e kam dëgjuar nga Pejgamberi, vari sigurisht është ndër vendëqëndrimet e para në botën tjetër! Nëse një njeri lirohet prej aty do të jetë më lehtë të lirohet nga të tjerat. Nëse nuk arrin të lirohet prej këtij vendqëndrimii, t’ardhmet janë edhe më të rënda!”. Më pastaj Osmani vazhdoi : Pejgamberi ka thënë :

” Nuk kam parë kurrë një pamje më të tmershme se këte të një vari!”.  

Duke qëndruar pranë varrit  Sadd binti Muaz që ishte një figurë e rëndësishme islame dhe një martir për çështjen e Islamit (shehid),  një ditë Pejgamberi tha :

 “ Ishte një rob i dalluar që qielli u tund dhe se dyert e qiellës u hapën për te dhe mijëra melaike zbritën mbi tokë. Bile edhe ai, është ndier aq i ngushtuar në varr sa eshtrat e tij kanë kërsitur! Nëse do t’ishte e mundur t’i shpëtohej dënimit varrit dhe vuajtjeve pas vdekjes, kjo do t’i bëhej e mundur së pari Saddit!

Duhet dorëzuar menjëher vuajtjeve të tilla në saje të gjendjes që kanë arritur, kjo është e tëra!”. 

Mendoni të paktën një minut për këtë! Po të mos ishin njerëzit në gjendje të zgjuar, pra të vetëdijshëm, në varret e tyre, a thua një dënim i tillë do të mund ishte i menduar? 

E kanë pyetur një ditë Pejgamberin : 

O Resulullah! Cili din dhe cili është më i vetdijshmi nga besimtarët? U përgjigj :Ata që kujtojnë mësë shumti se ç’far u ndodhë njerëzve me vdekjen dhe përgatiten për të bërë mirësi për një jetë të tillë pas vdekjes. Ja ata janë më të vetëdijshmit dhe që dijnë më shumë.

Gjetiu, Ai pohon :

<<Më i vetëdijshmi dhe më largëpamësi eshtë ai i cili i nënshtrohet ( nënshtron shpirtin e tij)urdhërave hyjnore dhe i cili angazhohet në punë të mira, që te përfitoj ne jeten e pasvdekjes.I dobët është ai i cili mbetet nën varsinë e dëshirave te tija vetjake (egoiste)e pastaj krkon një të mirë nga ALLAHU!>>

Ibni Mesudi, miku i Pejgamberit, transmeton fjalët e tij lidhur me dënimin në varr :

 “Mëkatarët sigurisht që do t’i shtrohen dënimit të varrit ; kafshët kanë poashtu një shqisë që u ndihmon të ndiejn britmat e tyre “.

Abu Said El Kudra rrëfen : Pejgamberi ka thënë :” Mosbesimtari është i rrethuar nga tetëdhjetë e nëntë përbindsha në varr, secili prej tyre do t’a kafshojë, do t’a djegë deri në ditën e Gjykimit. Nëse vetëm ndonjëri syresh do të frymonte mbi tokë, atëherë asnjë bar nuk do të mbinte më kurrë!”.

Ibni Ymeri rrëfente : Lajmëtari ALL’LLAHUT ka thënë :

 “ Kur dikush prej jush vdes, atij mëngjes e mbrëmje i dëftohet vendi që do t’a ketë :nëse do të jet xhennetli, atëherë në mesin e xhennetlive, nëse i Xhehenemit, atëherë do t’i dëftohet vendi xhehenemlive, pastaj do ti thuhet :”Ja vendi deri në ditën e Ringjalljes (Bath)!”

Tash t’i kushtojmë një kujdes të veçant një çështjeje tjetër, që është një fjali, të cilën ne e këndojmë në Amentu(1):“Wuel baa’thu bâd’al-MEVT”që shenjon “ngjallje- rilindje pas Vdekjes “.

T’a shqyrtojmë këtë ma kujdes! Ne nuk themi “Wal baa’thu bad’al-KIJAMET(Dita e GJYKIMIT )”. Kjo këtu, ngjarja që kuptohet përmes fjalës bathnuk është Dita e Gjykimit të fundit, por kjo pasi t’a kemi përjetuar vdekjen!

Në këtë botë, njeriu jeton me fizikun e vet të njohur dhe me trupin shpirtëror i ndërtuar përmes trunit tij fizik.

Në fakt, një dijetar i madh islam mutesawwit, Imam Gazaliu thotë në vijim lidhur me fjalën el-Bath, në librin e tij të titulluar “ Shpjegimi i Esma’ilHusnas”: 

“Shumica e njerëzve angazhohen në konjuktuara (bashkim rrethanash )të gabuara në këtë pikpamje dhe kujtojnë atëherë se vdekja është një mungesë e thjeshtë, moekzistimi, ose edhe kur bathshkakton diçka që nga fillimi në vazhdim të kësaj mungesë, sikur në krijimin e parë...Para së gjithash paragjykimet e tyre se vdekja është mosekzistencë është një gabim, poashtu sikur edhe besimi i tyre se jeta e tyre dytë është e ngjashme me të parën. Sa i përket hamendjes sevdekjaështë mosekzistim, ajo është e pabazë. Ç’është e vërteta, vari është njeri nga gropat exhehenemit, ose njeri nga kopshtet e Xhennetit...Përfytyrimi i brendshëm i ka drejtuar mendimtarët e përkapjes intelektuale kah fakti se njeriu ishte krijuar përgjithmonë dhe se nuk ekziston asnjë mënyrë që ai të bëhet joekzistues.....

Sigurisht, ka çaste kur lidhja e tij shkëputet me kufomën e tij, kur thuhet se “ai ka vdek “; ose disa çaste kur lidhja e tij mund të këthehet, dhe ku thuhet “ai është kthyer në jetë”. Ndërsa sa i përket besimit tyre që ringjallja është diçka e ngjashme me të qënit e parë, janë në gabim, sepse ringjallja i referohet njëlloj krijimi tjetër pa pasur kurfar lidhje me krijimin e parë....Ç’është e verteta, njerëzit pësojnë disa rikthime në jetë, e jo vetëm dy”. Duke e kërkuar vdekjen, shpirti njeriut lirohet nga trupi fizik, dhe vazhdon jeta shpirtërore, ajo e varit, deri në Ditën e Gjykimit. Shumë më vonë, ai këthehet në jetë edhe një herë (bath) me veçoritë e tij të pranishme të (sotme ), gjatë kohës kur toka është shkatërruar nën nxehtësinë e Diellit ; gjë që i përgjigjet “Gjykimit të Fundit”! Dhe më në fund të gjithë trupat janë formuar përmes bath për herë të fundit në pajtim me mjedisin që e arrijnë (përkatës).

A do të jemi ne të vetëdijshëm për të qenmen tonë (ekzistencen), a do t’a kemi ne mekanizmin aktual të përkapjes (ndijimit)dhe të të kuptuarit njësoj edhe në varrin tonë?

Abdullah bin Ymeri lidhur me këtë thotë : Gjatë një bisede me Pejgamberin, lidhur me dy engjujt Mynker dhe Nakir, të cilët i pyesin njerëzit në var, unë pyeta :”O Resulullah, a do të jemi të zgjuar ne në var?“Po njësoj sikur jeni edhe tash “.

Ç’far i ndodhë njeriut i cili ka përjetuar vdekjen, i cili është i vetëdijshëm,trupi i të cilit nuk punon më? Mësojmë ne tani këte nga Enesi?

Pejgamberi u përgjigj :

“ Pasiqë një besimtar të vendoset në varin e tij dhe shoqëruesit e tij largohen prej tij dhe kthehen në shtëpitë e tyre, dhe derisa ende i dëgjon hapat e tyre, dy melaike afrohen tek ai, e ulin ate pranë dhe e pyesin me sa vijon :”Ç’far thuash ti për këtë njeri të quajtur Muhammed (s.aw)?”

Nëse është një besimtar besimplotë, ai do të përgjigjet :

“ Unë deklaroj, që Muhammedi është rob i ALL’LLAHUT dhe i Dërguari TIJ “.Në përgjigjen e tij, ata i thonë :”Shih vendin që do të duhej t’a kishe në Zjarr dhe në Xhehenem dhe <<ALL’LLAHU>> t’a ka dhënë në ndërrim Xhennetin “.Pejgamberi shtoi : Ai do të shoh pastaj të dy vendet njëkohësisht, këte të Xhennetit dhe këte të Xhehenemit “.

Ndërsa sa i përket mosbesimtarve dhe dyftyrshave (muslim me emër ), ai do të përgjigjet :

“Unë nuk e di....përsëritja çfar thoshin  të gjithë njerëzit!”.Atëherë ata do t’i thonë :

“Ti nuk ke ditur asgjë, ti nuk ke lexuar asgjë (nga Kur’ani)!”.

Pastaj ai do të goditet me një çekiq dhe do të dëgjohet një britmë e tillë që të gjithë fqinjtë do t’a dëgjojnë përveç njerëzve dhe exhinëve!”.(Buhari)(¹).

1.Njeri nga gjashtë librat e tij të njohur të hadithit 

Më në fund ne shënojmë hadithin në vazhdim për të përmbyllur temën :

“I vdekuri ai që kërkon(përjeton) vdekjen torturohet për shkak të vajit të të afërmëve të tij”

Shumë më shumë hadithe  Resulullahut lidhur me këtë çështje janë në disponim në tregimet e traditës muslimane ku ato mund të studjohen edhe më shumë.

Si përfundim i shkurtë i tërë kësaj :

Qenjet njerzore NUK VDESIN KURRË POR ATO KËRKOJNË (PËRJETOJNË)VDEKJEN!

Duke provuar vdekjen, individi humb lidhjen e vet me trupin fizik dhe e vazhdon jetën në masë frekuencash, që do të thotë, “Shpirti “tij. Prandaj, të gjith njerëzit janë të zgjuar, secili në varin e vet. Secili vazhdon të jetojë atje duke qenë në dijeni për këtë dhe duke qenë i vetëdijshëm, deri në ditën e Ringjalljes, meqë çdo njeri është zëvëndësuar me një trup të ri në pajtim me kushtet e kësaj kohe. Ne do të shënojmë tash shkurt se çfar pësojmë edhe më tej pas vdekjes. Pasi të ket vdekë njeriu njëherë, përkapja(ndijimi) nga bota e jashtme vazhdon edhe për një kohë. Njësoj sikur të jetonte me trupin e tij biologjik, ndjek se çfar ndodhë përreth tij, dëgjon bisedat e njerëzve, vuajtjet e tyre. Gjatë kësaj kohe, ai ndjehet sikur dikush në gjendje paralize (shtangimi).Të gjitha ngjarjet janë kapur nga jasht, mirëpo megjithate asnjë lajm nuk mund të dërgohet. Pastaj vjen çasti i larjes së kufomës. Ku është qëllimi? 

Urtësia, duke larë të vdekurin, aq sa ne mund të kuptojmë, është të ushqehet trupi, jeta qelizore e të cilit vazhdon, një forcim bioelektrik me ndihmën e osmozës, në mënyrë që individi të mund të mbajë kontaktin e tij, ndonëse njëanësor, për pak më shumë kohë, me botën ku kishte zakon të lëvizte në trupin e tij fizik, një kohë.

Përmasa e jetës fillon në çastin kur VDEKJA është SHIJUAR(PROVUAR)dhe vazhdon deri në ditën e Ringjalljes është e njohur si gjithësia e BERZAKUT (Isthmus).

Jeta e filluar me vdekjen ka tri faza :

Jeta në var.

Jeta në botën e  vareve.

Jeta në Isthmus(Berzah). 

1.”Jeta në var”: Kjo është faza që zgjatë aq shumë derisa jeta e të vdekurit në varin e tij vazhdon, gjithnjë duke ndjerë rrethin e vet fizik pasi t’a ketë provuar vdekjen dhe pëson bath-in në hologramin e tij frekuencash –shpirti tij. Gjatë kësaj kohe, ai vazhdon të ndjejë ngjarjet që ndodhin përreth tij para dhe pas varosjes. Kjo periudhë kalimtare i ngjanë periudhës (kohës) që kalon ndërmjet zgjimit dhe gjumit tonë në shtretrit tonë që ne të gjithë e jetojmë çdo ditë. Para se të zhytemi (kridhemi) në gjumë, ne shtrihemi në shtretërit tonë, të vetëdijshëm dhe të zgjuar, gjithnjë duke pasur njohje se çfar po ndodhë përreth, butësia ose fortësia e shtratit mbi të cilin ne jemi shtrirë. Njësoj me njeriun i cili është duke fjetur dhe ai që është në var, në etapën e parë, ndien tërë përreth tij dhe brenda varit sikur t’ishte ende në jetë. Pikrisht sikur njeriu i cili është i vetëdijshëm mbi këtë mjedis dhe i cili zhytet në gjumë në një botë ëndrash, ky që është në var ndjen ngjarjet brenda varit tij fizik njësoj sikur ata nga jasht. Duke pritur, ai është, gadi të fillojë udhëtimin e tij në BOTËN E TIJ VETJAKE TË VARIT.

Pastaj, dy melaike, siq shënohet n’Islam, shfaqen dhe shtrojnë tri pyetje :”Kush është ZOTI yt?”, Kush është Pejgamberi yt?” dhe “Cili është Libri yt?”.

KINI KUJDES! Nuk ka asnjë pyetje në var lidhur me sektet, as urdhërat fetar(tarikatet)ose kulte (mazdhab) çfardoqoftë! Kurrë asnjë imam i cilido kult ose sekt nuk ka qenë i pyetur lidhur me ketë! ATA QË MENDOJNË SE KËTO LLOJ PYETJESH DO TË SHTROHEN NË VAR NUK JANË FAMILIARIZUAR ME RELIGJIONIN. As në Kur’an, dhe në asnjë hadith të Muhammedit, nuk shënohet çfardoqoft duke aluduar mbi një çështje që ka të bëjë me kultin ose me ndonjë sekt! Sektet ose organizatat tjera ishin vendosur shumë kohë pas kalimit të Muhammedit në gjithësinë e BERZAHUT

Në vijim të këtij shqyrtimi, ja kalimi i një njeriu në botën e vareve ose në gjithësinë e BERZAHUT

Në vazhdim ne bëjmë dallimin ndërmjet jetës në botën e vareve dhe në botën e BERZAHUT

2.)”Jeta në botën e vareve “. Në këtë gjendje, ai që është në var i ngjanë atij që ka fjetur plotësisht në botën e ëndrave, që nuk ka njohje për hyrjen e tij në botën e ëndrave dhe që vazhdon të jetojë, të ndjejë, të sprovohet sikur t’ishte i zgjuar.

Pikrisht sikur ne, individi i cili nis jetën e vet në botën e vareve provon këtë përmasë të re të jetës në të njejtën mënyrë sikur kjo t’ishte e vetmja jetë atje.Në vijim ai ose jeton në ëndërrat e këndshme të Xhennetit duke u dëfryer qetë, dhe që njihet si “Xhenneti i varit “, ose ai jeton një makth ëndrash të llahtarshme të Xhehenemit në mes torturash e trazimesh të tmershme, dhe që i përgjigjet “Zjarrit të Xhehenemit në var”. Kjo fazë ndiqet në mënyrë të njejt deri në Gjykimin e Fundit. 

Kështu paraqitet jeta e një individi në botën e vareve gjatë qëndrimit tij në var.

Hadith-i sherif në vazhdim i Pejgamberit tonë na mëson mbi këtë fakt :

 “Vari i një krijese njerëzore është ose kopsht mes kopshtesh të Xhennetit, ose një vrimë mes vrimash të Xhehenemit “. 

Përveç kësaj, ka një jetë në botën e BERZAHUT 

3.”Jeta në botën e BERZAHUT “. Kjo është një përmasë e jetës e cila është provuar nga  

martirët, të cilët kanë vdekur në shtigjet e “ALL’LLAHUT “, Pejgamberët dhe gnostikët (evlia-ullah), ata që kanë vdekur para se vdekja të ju vie atyre njëmendësisht. Atje ata qarkullojnë lirisht në trupin e tyreshpirtëror “sikur t’ishin liruar nga kufizimet e jetës së tyre në var.

Në jetën e BERZAHUT, Martirët, Gnostikët e “ALL’LLAHUT”(evlia-ullah) dhe Pejgamberët mund të zhvendosen, t’udhëtojnë dhe të bashkëbisedojnë lirisht ndërmjet tyre, sipas statusit tyre. Për më tepër në jetën e BERZAHUT, një hierarshi dhe shefa në gjirin e kësaj hierarshie. Ju do të gjeni të dhëna më të hollsishme në librin tonë të titulluar “MISTERET ENJERIUT”,Nën titullin “Rijal-i ghaib”(Njerëzit e të Panjohurit(es).

Në mes atyre që ndodhen në jetën e BERZAHUT, një grup i evlijaveqë kanë arritur shkallën e fatihve gjatë jetës së tyre në këtë botë mund të bashkëbisedojnë me këta të kësaj bote, megjithate evlia-ullahët që kanë arritur shkallën e “Kashifëve”por nuk i kanë arritur “fatihët”,(¹)nuk mund të hyjnë në bashkëbisedim të drejtëpërdrejtë me këta të botës, ndonëse janë plotësisht të lirë në gjithësinë e tyre. Ne kemi dhënë hollësi më të gjëra mbi gjendjen e “Kashifve” dhe “fatihve”(¹) në librin tonë  LUTJET DHEDHIKRI “(NAMAZI DHEMEDITIMI N’ISLAM).

Çdo njeri vazhdon jetën e vet pasiqë t’a ketë kërkuar vdekjen qoftë në varin e tij ose në BERZAH, sipas gjendjes tij. Një jetë e tillë na pret secilin prej nesh!Cilido mund t’i vërtetojë këto këshilla dhe të shoh vërtetësinë e shpjegimeve tona, në burimet përkatëse, nëse dëshiron.

1.”Kashif” do të thotë “zbulim”, është një fjalë që ka të bëjë me shkallët e njohjes specifike, nepërmjet ndijimit në përvojën e ndërgjegjes objektive ;”Fatih”shenjon “pushtim”, shkalla më e lartë e përvojës absolute të ndërgjegjes kozmike.